E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi - Kosovë: Pritet nënshkrimi i marrëveshjes për refugjatë

PODGORICË- Podgorica dhe Prishtina së shpejti do ta nënshkruajnë marrëveshjen për kthimin e refugjatëve nga Mali i Zi në Kosovë, për ata persona  që dëshirojnë dhe për zgjidhjen e statusit të atyre që do të mbeteshin në Mal të Zi.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria e Malit të Zi.

Lidhur me këtë çështje kanë biseduar zëvendës kryeministri i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markovic dhe zëvendës kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të zgjidhet statusi i pakicës malazeze në Kosovë.

Në njoftimin e qeverisë theksohet se Tahiri e ka falënderuar Malin e Zi për mbështetje të “forcimit të shtetit të Kosovës”, që është e rëndësishme për stabilizimin e gjithë rajonit.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›