Rreziku nga kimikatet ISHP: Ja stategjia menaxhuese
TIRANË- Të gjitha kimikatet që hynë e dalin në territorin shqiptar nga pikat doganore por edhe ato produkte që përmbajnë lëndë të rrezikshme kimike të emetuara në ajer por edhe në tokë nga prodhues vendas, do të jenë pjesë e një monitorimi të plotë të institutit të shëndetit publik për të shmangur kështu krijimin e vatrave të reja të nxehta në territorin shqiptar. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Rroshi sqaron se është ngritur tashmë një grup pune me ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë, Mjedisit por edhe ekspertë të huaj për të kordinuar kështu punën në hartimin e një strategjie të re të menaxhimit të kimikateve, bazuar në metodologjinë më të mirë ndërkombëtare.
“Roli i ISHP-së në këtë rast është që të forcojë kapacitetet vendase në lidhje me zbatimin e rregullores ndërkombëtare të menaxhimit të kimikateve, pasi dihet që këto kimikate kanë efekte të dëmshme kur ato nuk menaxhohen si duhet në mjedis dhe shëndet”,- tha Rroshi.
Sipas Rroshit objekt i monitorimit do të jenë edhe derdhjet e lëndëve kimike në zona të pacaktuara, duke anashkaluar faktin se ndotje të tilla prekin edhe shtretërit e lumenjve në zona të caktuara.
(m.a/News24/BalkanWeb)