Xhuveli: Land-fill per pastrimin e Gerdecit
Sonila Isaku
Pastrimi i zones se Gerdecit nga mbetjet e rrezikshme do te behet me ane te nje land-filli, i cili do te ngrihet nje fshatin Kuc, shume prane Vores. Projekti eshte miratuar nga Ministria e Mjedisit se bashku me Bashkine e Vores, nderkohe nisja e tij do te jete menjehere pas largimit te mbetjeve te shtepive te demtuara. "Ne bashkepunim me Bashkine e Vores eshte percaktuar dhe land-filli, se ku do te transportohen mbetjet e ngurta pas fillimit te pastrimit nga mbetjet e shtepive te demtuara. Eshte percaktuar nje vend depozitimi land-fill afer fshatit Kuc, rreth 2,5 km larg Vores", eshte shprehur dje ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli. Sipas tij, ky land-fill do te jete ne nje zone te pabanuar. Ndersa per sa i perket nje studimi apo analizave per ndotjet ne toke, kjo ministri nuk ka asnje te dhene per substancat kimike te demshme qe mund te kene depertuar ne te.
Studimi
Studimi i tokes do te ishte ai qe do te nxirrte ne pah se cila pjese e substancave kimike ka depertuar ne te, dhe deri ne cilen trashesi dheu eshte i rrezikshem. Te vetmin studim aktualisht po e kryen Instituti i Shendetit Publik, ku analizat perfundimtare mendohet te dalin pas dites se marte. "Per token, Ministria e Mjedisit nuk ka analiza. Matjet per metalet e renda ne toke, nuk jane objekt i ministrise sone. Do te jene te tjera institucione te specializuara sic eshte Instituti i Tokes dhe qe do te kryejne keto matje", ka theksuar Xhuveli. Sipas tij, te vetmet matje qe jane bere deri me tani jane per ujin dhe ajrin.
Analizat
Ministria e Mjedisit deri me tani ka monitoruar dy elemente, dhe pikerisht cilesine e ujit dhe ate te ajrit. Sipas ministrit te Mjedisit, cilesia e ajrit ka qene brenda parametrave te kerkuara nga organizatat nderkombetare dhe standardeve te vendosura ne vendin tone. Kurse problemet jane shfaqur ne ujin e puseve, por ajo qe vlen te theksohet eshte se keto matje jane kryer shume larg zones ku ka ndodhur shperthimi. "Per sa i perket cilesise se ujit, jane monitoruar rezervat e dy puseve, nje ne hyrje te fshatit dhe nje tjeter ne nje lokal. Nga analizat rezulton se nuk ka ndryshime te cilesive kimike te ujit, ka disa turbullira ose prishje te transparences dhe kthjelltesise se tij", ka pohuar Xhuveli. Sipas tij, edhe perpara se te ndodhte ky shperthim, puset nuk jane perdorur per konsum dhe pirje te ujit, pasi Gerdeci furnizohet me uje nga tubacionet e ujesjellesve.
Analizat
Instituti i Shendetit Publik eshte nder te vetmit institucione qe po merret me monitorimet dhe kryerjen e analizave pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec. Pas analizave te para te ujit dhe te ajrit, ku u verejten mbetje kimike, ISHP eshte duke kryer te tjera matje per cilesine e tokes. Sipas te dhenave nga ky institucion, analizat perfundimtare te ketyre analizave do te dalin diten e marte. Nese rezulton se ka mbetje dhe substanca te demshme, atehere toka quhet e rrezikshme dhe kerkohet te zevendesohet deri ne nje thellesi te percaktuar. Sipas eksperteve te mjedisit, toka ne kete zone duhet te zevendesohet deri ne nje thellesi prej 50 centimetrash dhe te behet perpunimi i saj me ane te nje land-filli. Ekspertet e mjedisit theksojne se, nese nuk behet perpunimi i ketyre substancave, atehere ato do te behen shkaktari kryesor per shfaqjen e semundjeve, pasi toka ranore e kesaj zone nuk i percjell substancat e forta kimike.
SSSASS