Policia e Tiranes, hetim per tragjedine e Gerdecit
Hetimet ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, te ndodhur diten e shtune, po behen dhe nga Policia e Tiranes, pervec prokurorise se kryeqytet dhe asaj te Durresit. Burimet nga hetimi kane bere te ditur se, oficeret e Sektorit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, (sektori i vrasjeve), jane angazhuar ne hetimet intensive qe po behen per nxjerrjen e personave pergjegjes pervec tre te arrestuarve te tjere. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur gjate nje dite me pare kane treguar se, ky sektor eshte duke u marre me hetimet, pavaresisht se nuk behet e ditur se eshte ngritur ndonje akuze tjeter ndaj te arrestuarve apo jane duke u hetuar persona te tjere, qe mund te kene dijeni apo mund te jene te perfshire ne kete shperthim ku humben jeten shume persona nderkohe qe te plagosur jane nje numer shume i madh, qe i kalon te 300 personat. Burime nga grupi qe po merret me hetimet e ngritura ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, kane deklaruar se pergjithesisht jane marre me mbledhjen e provave ndaj tre personave te arrestuar, nderkohe qe kane qene dhe te paret ne vendin e ngjarjes, ku kane bere hetimet e para dhe marrjen ne pyetje te deshmitareve. Gjithashtu eshte bere e ditur, se ndaj tre te arrestuarve mund te shtohet dhe ndonje akuze tjeter, por ende nuk eshte percaktuar se cila mund te jete kjo akuze. Hetimet, sipas te dhenave, jane duke vazhduar me intensitet duke bere verifikime te ndryshme.
SSSASS