E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani, kundër dhunës në MemaliajPartizani barazoi në Memaliaj, duke regjistruar barazimin e tretë sezonal

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Partizani barazoi në Memaliaj (1-1), duke regjistruar barazimin e tretë sezonal, por ky i Memaliajt është mbërthyer nga polemika të mëdha midis dy kampeve, ku është përmendur edhe fjala dhunë.

DHUNË NGA TIFOZËT
“Nuk jam dhunuar nga forcat e rendit, por nga tifozeria vendase dhe futbollistët (e Memaliajt), ashtu siç ka ndodhur dhe në të vërtetë”, - deklaroi drejtori teknik i Partizanit, Naim Kënga. “Në Memaliaj, nga vendasit na është bërë një pritje si të ishim Partizani i Beogradit dhe jo i Tiranës. Unë nuk i kam irrituar tifozët e Memaliajt”.

LARGOHET SEJDO
Portieri 18-vjeçar Xhino Sejdo nuk do të jetë më portieri i Partizanit, pasi ish-gardiani i Kombëtares U-17 dhe U-19, nuk është paraqitur më në stërvitje, duke u larguar drejt Italisë, ku më parë ka luajtur me paratërinjtë e Romës dhe të Venecias. Vendin e tij e ka zënë Hoçollari.

SEZONI I KUQ
Partizani për herë të dytë në historinë e tij luan në Kategorinë e Parë, një kategori inferiore në raport me kompeticionin maksimal në Shqipërisë, Kategorinë Superiore. Gjatë 12 javëve të para, Partizani, që drejtohet nga trajneri i dytë sezonal, Skerdi Bejzade (pasoi Eduard Zhupën) ka grumbulluar vetëm 15 pikë (4 fitore, 3 barazime, 5 humbje), duke u renditur në vendin e 9-të. Humbja më e thellë është ajo me Adën, 5-0, në Velipojë. Të kuqtë ndodhen 13 pikë larg Bylisit të vendit të parë dhe gjashtë pikë larg Pogradecit të vendit të katërt.

Numri i klikimeve - 48
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›