E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana dy ditë në kaos, Rama kërcënon protestuesit: Përgjegjësi para ligjit, kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat studentore, qe prej dy ditësh e kanë futur Tiranën në kaos. Ai ka deklaruar se dhuna nuk përfaqëson studentët, ndërsa akuzon opozitën për nxitjen e akteve të dhunshme.

Nga godina e Kolegjit të Evropës, e cila një ditë më parë u dogj nga të rinjtë, kreu i qeverisë kërcënoi protestuesit, duke thënë se përgjegjësit do të dalin para ligjit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguaj.

Rama ka akuzuar opozitën se synon ta largojë Shqipërinë nga rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Evropën e të gjithë vajzave dhe djemeve të saj. Kurrë më nuk do të bjërë në ato duar që e kanë kapur opozitën shqiptare, dhe nuk do të thotë se do ta kapin për fyti Shqipërinë. Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithësecilit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do të paguajë”, tha Rama.

Kreu i qeverise deklaroi se situata do të tejkalohet dhe se Shqipëria do të vijojë rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Shqipëria nuk do të kthehet më pas, shqiptarët nuk do jenë kurrë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj në këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrene kokën do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studenteve, e ardhmja është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, u shpreh  kryeministri.

Reagimi i Edi Rames:

Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu Tiranë.

Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.

Këto janë të tjera duar! Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë,  kërkon ta rikthejë Shqipërine në humnerën nga ku ne te së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian.

Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës, e shkollës së gjeneratës së re të europianëve, e shkollës së studentëve europianë, të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria dhe shqiptarët ku do ndodhen pa anë dhe po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj, e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të bjerë ato duar që e ka kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më të thellë opozitën shqiptare, por nuk mundet dot ta kapin për fytin Shqipërinë dhe kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë ne këtë katrahurë sigurisht qe paguajë. Do të paguaj sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›