E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, grabitet për të katërtën herë kisha e Bularatit

Grabitet për të katërtën herë kisha e Bularatit, një nga më të vjetrat në zonën e Dropullit në Gjirokastër. Kujdestari i kishës tregon se autorët kanë shfrytëzuar pothuajse të njëjtin skenar për të kryer aktin e rradhës kriminal, duke grabitur 28 ikona,ku njëra prej tyre i përkiste përmasave 70x50 në të cilën ishte pikturuar Jezu Krishti.
 

Ndërkohë në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilët pas përfundimit të hetimeve kanë arritur në konkluzionin se grabitësi është shtetasi Niko Cokaj, lindur dhe banues në Skrapar.

Sipas policisë lokale bëhet me dije se ky shtetas edhe para një muaji është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e prokurorisë pasi është vërtetuar me prova ligjore se ka dhunuar varret e rilindasve në qytetin e Gjirokastrës. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e këtij shetasi, si dhe dy personave të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpuntorë të 36- vjeçarit Cokaj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›