E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet kosovarja gjatë sulmit të djeshëm në Afganistan

AFGANISTAN- Një shqiptare nga Ferizaj ka vdekur gjatë një sulmeve të djeshme në Kabul.

Mësohet se kosovarja ka mbetur e vdekur, pasi autobusi i blinduar ushtarak me të cilin ajo udhëtonte është sulmuar nga një person, i cili ngiste një makinë me eksploziv, raporton KosovaTimes.net.

Sulmi ka shkaktuar vdekjen e së paku 13 njerëzve, ndërsa në autobus mësohet se mund të ketë pasur edhe kosovarë të tjerë, të cilët raportohet se kanë shpëtuar, por kanë marrë lëndime të shumta në trup.

Kosovarja nga Ferizaj punonte për një kompani private të kontraktuar nga ushtria amerikane, përfaqësues të së cilës kanë njoftuar familjen e saj për ngjarjen e rëndë.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimmës, ndërkohë që sulmin e kanë marrë përsipër talebanët. Ferizaj njihet si një nga qytetet që ka shumë banorë të saj të punësuar në kompanitë amerikane që operojnë në Afganistan dhe Irak.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›