E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm kundër personave. Një shtetas përpiqet tu marrë jetën tre shtetasve duke i tërhequr zvarrë me makinë

Një sulm i paprecedentë për vrasje, ka ndodhur në kryeqytet kur një person i vetëm është përpjekur t’i marrë jetën 3 të rinjve duke i marrë zvarrë me makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 16.30 të ditës së djeshme në lagjen “Shkozë” në periferi të Tiranës.
Burime nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në policinë e Tiranës bënë të ditur sot se hetuan ngjarjen dhe ndërmorën masat e tyre.
Nga veprimet hetimore dhe proçeduriale të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezultoi se 31-vjeçari Artur (Artan) Gjergj Prenga, lindur në Mirditë dhe banues në Shkozë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me automjetin tip kamion, me targa DR 6024 E, ka goditur automjetin tip “Xhip”, me targa BN 21 BZ, ku brenda ndodheshin 3 persona, me synim për t’i vrarë, duke e marrë zvarrë këtë mjet.
Si rezultat i dëmtimeve të marra është shtruar në spitalin e Tiraës, 33-vjeçari Lulëzim Zeqaj, 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkozë i dënuar më parë për vjedhje, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Plagë në pjesë të ndryshme të trupit kanë marrë dhe dy personat e tjerë të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, Artur Prenga, pas goditjes së automjetit tip “Xhip” të shtetasve të mësipërm, është larguar me shpejtësi.
Gjatë largimit ka goditur dhe një autobus të linjës së Tiranë Shkozë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin e tij.
Policia tha se nuk ka arritur ende të prangosë të dyshuarin, kurse materialet proceduriale në ngarkim të 31-vjeçarit Artur Prenga i kaluan Prokurorisë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera”.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, mësohet se janë dërguar materialet në Prokuroripër ndjekje në gjendje të lirë, për veprën penale të “Fyerjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 239/2 i Kodit Penal ndaj shtetasit D. A. dëshmitar në vendngjarje, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të shoqërohet në Komisariat.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›