Dorëhiqet një anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Petrit Plloçi
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Petrit Plloçi ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij vjen pak ditë pasi vetë Gjykata Kushtetuese dha një vendim lidhur me konfliktin President-Kuvend për dekretet e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Plloçi është pjesë e trupit të kësaj gjykate që prej vitit 2001 dhe mandati i tij ka përfunduar prej më shumë se një viti por vazhdon të mbajë postin për shkak se ende Kuvendi nuk ka miratuar dekretet e presidentit Bamir Topi për zëvendësimin e tij dhe anëtarëve të tjerë që u ka përfunduar mandati tashmë.
Në një kohë kur në sirtarët e Kuvendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara tre dekretet e Topit nuk dihet se cila rrugë do të ndiqet për plotësimin e vendit vakant që krijohet me dorëheqjen e Plloçit. /F.S/