E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, e përgjysmuar ndaj Stabaek

Tirana do të udhëtojë drejt Norvegjisë për t'u përballur me Stabaekun e përgjysmuar. Kjo për faktin se pas mesfushorit Gjergji Muzaka të dëmtuar ditë më pare, edhe Kapiteni Devi Muka nuk do të udhëtojë drejt Norvegjisë si pasojë e dëmtimit.Tirana do të ketë një sfidë të rëndësishme nga e cila do të varet edhe kualifikimi, por do të bëjë pa dy nga lojtarët e saj më të mirë. Sot bardheblutë do të zhvillojnë edhe një seancë stërvitore në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Takimi i parë në Tirana ka përfunduar në barazim 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›