Honduras, dështojnë bisedimet për krizën

Pas dy ditë takimesh në Kosta Rika, bisedimet për të zgjidhur krizën politike në Honduras dështuan.
Ndërmjetësi i bisedimeve, presidenti kosta rikan Oscar Arias, propozoi një plan i cili do të rivendoste liderin e rrëzuar Manuel Zelaya si president të Hondurasit. Udhëheqësi i përkohshëm i Hondurasit Roberto Micheletti e hodhi poshtë planin kategorikisht. Pavarësisht nga dështimi për të siguruar një zgjidhje, Arias shpreson për rinovim të bisedimeve, por edhe vet vendosi një afat të fundit tre ditor.
" Delegacioni i presidentit Hose Manuel Zelaya e pranoi prpozimin tim në tërësinë e tij, ndërsa Don Roberto Micheletti nuk e pranoi", tha Arias.
Përfaqësuesit e Zelaya i lanë dyert të hapura për bisedime të ardhshme, por deklaruan se kjo nuk do të vazhdojë të negociojë me qeverinë e përkohshme.
Zelaya ndodhet mërgim në Nicaragua dhe ashtu sikurse rivali i tij Micheletti, nuk mori pjesë në bisedimet e fundjavës. Zelaya i cili u rrezua nga një grusht ushtarak më 28 qershor, tha se askush nuk mund ta ndalojë ata që të kthehet në Honduras.
E frikësuar se kjo do të shkaktojë dhunë, SHBA është përpjekur të ndalojë një lëvizje të tillë. Micheletti ka kërcënuar me arrestim Zelaya në qoftë se ai kthehet në Honduras.