E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Biden viziton Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shkon për vizitë në Ukrainë dhe Gjeorgji për të siguruar dy vendet për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, megjithë përpjekjet e Uashingtonit për të forcuar marrëdhëniet me Rusinë. Biden do të ndalojë fillimisht në Kiev për bisedime për energjinë dhe demokracinë me udhëheqësit ukrainas dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend. Më pas ai do të shkojë në Tbilisi të mërkurën për takime me presidentin gjeorgjian Mikail Saakashvili, udhëheqës të opozitës dhe të tjerë ligjvënës. Ukraina dhe Gjeorgjia kanë marrëdhënie të tensionuara me Rusinë. Ata duan që Uashingtoni t'i mbështesë në përpjekjet për t'u bërë pjesë e NATO-s. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se dera është ende e hapur për vendet që duan të integrohen në NATO, por se ata duhet të punojnë intensivisht për të plotësuar kriteret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›