E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana është e para

Nga Artan Mullaj

Të shëtitësh trotuareve të pista për të shijuar trokitjen e vjeshtës në Tiranë është një mënyrë e mirë për të provokuar së brendshmi një frymëzim të ri, të zi, të përzier me mllef. Të meditosh për ndërrimin e stinëve ndërsa shkel nëpër plehra, urinë qensh dhe gëlbaza pensionistësh, të synosh të çlirosh  romantizëm ndërsa ndjen në fytyrë shijen alergjike të tymit të zi të makinave; të ecësh, të soditësh, të këqyrësh, të  konstatosh peizazhin e shëmtuar të  kryeqytetit me shpirtin e tkurrur prej zemërimit dhe ajrit të keq, të protestosh vetëm në heshtje ndaj këtij realiteti, pasi ke kuptuar se imazhi i Tiranës është si një pikturë bodrumi e pashitur e Pikasos, të gjitha këto përbëjnë një arsye të për të ulërirësë brendshmi sepse ky qytet, me gjithë Bashkinë e tij, dhe me gjithë kryetarin e saj, sjanë gjë tjetër veçse ajo gjë që zakonisht  nënkupton shprehja vulgare e pesimizmit shqiptar: Vari leshtë!

Të nxitosh të kalosh kryqëzimet me mushkërinë e tharë dhe buzën e plasur prej ndotjes së ndotur këtej realitetit edhe andej, bri edhe matanë, larg edhe afër, midis plehrave të gëzuara të kryeqytetit që digjen anembanë dhe sehirxhinjve viktima vërdallë (dashnorë nëpër stola që puthen mundimshëm, se rëra e ajrit ju kërcet nëpër dhëmbë, fëmijë të venitur prej teprisë së fosforit,  dhe policë kryqëzimesh që helmosen dhe nxihen); të ndihesh viktimë e pafuqisë tënde për të ëndërruar ajër të pastër, që  ashtu si dëshirat e mira, mungon në këtë qytet të përbindshëm, të pushtuar nga pisllëku, nga makthi dhe horrllëku, do të thotë të jesh dëshmitar i një absurdi të shëmtuar publik, përmbi të cilin, si një vegim kobzi, regëtin kobshëm dështimi i hershëm i Bashkisë së njehsuar me qeverinë.

Si vegimet në lindje, dështimi i qeveris zë fill nëpër rrugët me pluhur dhe plehra që kutërbojnë erë kërmë gjithandej. Shëndetit të  Tiranës i mungon siguria,  njëlloj si oksigjeni ju mungon peshqve që janë duke ngordhur si mëkatarë në liqenin artificial. Shumëkush e di se vështirë të gjendet një vend i paprekur prej terrorit ekologjik, ku të mund të mbushesh me frymë. Të lumtur janë duhanxhinjtë. Cinizmi i tyre është koherent. Nikotina e cigareve në kraharorët e tyre është pikë uji përpara blozës së  muftë që prodhon ditë e natë ky qytet për të gjithë. Qendra e gërvishtur e kryeqytetit ngjan me një peizazh ironie; sarkazma është fare pranë. Midis makinave helmuese me shtëllungat e tymit të zi, midis mjegullës së lënë pas, që do (po) qarkullojnë sërish në qendrën e Tiranës, (nën kujdesin e kryebashkiakut të ri), nënat shëtisin fëmijët e vegjël verdhacukë me karroca të pluhurosura. Në qendër, pranë heroit me kalë, pensionistët kanë fytyra të lodhura prej ngushëllimeve të kota që sjellin kujtimet. Atje vijnë vërdallë të papunët e shtuar, edhe këta me fytyra të lodhura nga terrori i ditës që vjen, në të cilën do jenë sërish të papunë. Të gjithë  ngjajnë si personazhe të luftës së parë botërore, dëshmitarë të rrezikuar gjithnjë, të kotë, të asgjëje dhe të gjithçkaje.

Kjo është Tirana sot. E bukura! Shpresa! E para!

Në Tiranë, gjithkush është i dënuar të dëgjojë përnatë mashtrimet e pacipa të kryeministrit, dhe gënjeshtrat lavire të kryebashkiakut. Në Tiranë gjithkush është i mirëpritur  të  thithë ajrin e tejndotur, por edhe të pijë ujë të rrezikshëm. Përshtypja se në kryeqytet qarkullon ujë i pakët, por i dyshimtë, ndërsa epidemitë e të nxehtit kërcënojnë njëlloj shëndetin publik, edhe në verë edhe në dimër, në rastin më të mirë i shtyn njerëzit të blejnë ujë të ambalazhuar, që tregtohet në bidonë plastikë nëpër njësitë tregtare apo edhe në trotuare karshi diellit, jashtë dhe përskaj çdo sigurie. Por njëlloj, jashtë çdo norme higjiene, jashtë çdo respekti për etikën civile, jashtë çdo perceptimi normal, nëpër ambiente të paimagjinueshme, ku mbretërojnë insektet dhe plehrat, tregtohen edhe produktet ushqimore jetike, qumështi, mishi dhe frutat me çmime të çmendura. E rrokur me një të parë, ky është imazhi vizual i kryeqytetit tone, në të cilin, qytetari është i pari, Ky është realiteti ynë që përfaqëson në njëfarë mënyre shkallën e civilizimit tonë. Kjo është hapësira e taksuar për të jetuar.  Kjo është mbrojtja e premtuar e konsumatorit e Lulit që tha shumë në fushatë, por tani nuk qesh e nuk flet. Kjo është siguria e premtuar dhe amshuar.

Shtëpi e një komuniteti pa koeficiente të larta ndjeshmërie dhe përgjegjshmërie, Tirana është një qytet i braktisur nga politika e ditës. Ky lajm, edhe pse i vërtetë, vjen erë kurvëri. Tirana të kujton atë burrin e grindur që rruan përditë fytyrën e parfumosur, por morrat i ka në kokë dhe çorapet e palara i kutërbojnë. Si gjithmonë, vështirë të ketë bir kurve, në kuptimin harbor, që të marrë përsipër të ndalojë tatëpjetën. Aq me këta ulërimsat edhe tani. Nga ana e tyre, edhe njerëzit, si të jenë UFO mes popujve të tjerë, kanë bërë paqe me pisllëkun dhe me ironinë e fatit të fëmijëve të tyre. Nuk ka shpresë të zbresë ndonjëherë në këtë tokë Jezu Krishti shqiptar, prandaj të hamë e të pimë e të durojmë sa të mundim. Në përgjithësi, ekologjia e kryeqytetit duket e braktisur jo vetëm nga politika e mjerë e dhjerë e këtij vendi. Atë e ka braktisur edhe intelekti, arti, kapitali dhe institucionet e besimit. Është një solidaritet i shëmtuar me të keqen. Nganjëherë flet Sazan Guri, që ngjan si një murg i vetmuar mes statujash, por askush nuk ka veshë të dëgjojë.

Sigurisht që Tirana e ndotur është një faj i të gjithëve. Edhe pse klasa politike është gjithashtu varri leshtë, për tju varur diçka në qafë janë gjithë ata që marrin frymë në këtë tokë. Njerëzit heshtin në mes të pisllëkut, durojnë në mes të pisllëkut, votojnë symbyllur në mes të rrezikut dhe në mes të pisllëkut, hanë edhe pinë edhe dhjesin edhe bëjnë sehir gjithashtu në mes të pisllëkut. Bëjnë sehir se si kryeqyteti i tyre dhe vendi i tyre shndërrohet përditë e më shumë në një zhele endacaku që nuk ndjell përfytyrime. Natyrisht që përgjegjësia nuk është vetëm e politikanëve bythacë, jargamanë, idiotë e e militantë e servile, që qeverisin si fiset fitra butra këtë vend. Përgjegjësia nuk është as vetëm e kryetarit të ri qumështor të Bashkisë. E kotë dhe e pabesë tju drejtosh gishtin vetëm atyre, që mision dhe pasion dhe vizion të vetëm kanë të shkatërrojnë këtë vend, përgjithmonë.  Ka edhe një pasion negativ në frymën e njerëzve të thjeshtë, që se kanë për gjë të jetojnë, të gëzojnë, të vuajnë, të dhjesin dhe të vdesin në mes të pisllëkut. Se kanë për gjë të rrisin fëmijët e tyre në mes të pisllëkut. Ky interferim pasionesh, përbën një ngjarje shumë të gjatë e të rrallë në kontinentin tonë. Si një nga tregueset e civilizimit, higjiena, apo mungesa e saj, përbën sot një kambanë alarmi, mes korit të gjëmimeve të fatalitetit që jehojnë në këtë vend. Në këtë vend, në këtë trup pa kokë, pa këmbë, pa mëlçi, pa mushkëri, askush nuk shqetësohet për asgjë, aq më pak për shëndetin, për ambientin, për gjelbërimin. Komunitetit në përgjithësi i mungojnë reflekset e kundërshtisë. Shqiptarët qenkërkan kaq gjakftohtë e tolerantë, sa ndërsa janë dëshmitarë të sigurt të katastrofës ambientaliste që ndodh në jetën e tyre mes pisllëkut dhe kërmërisë, dhe ndërsa janë gjithashtu kaq koshientë për rrezikun e ardhshëm të shëndetit të tyre dhe fëmijëve, qeshin, nënqeshin, hanë edhe pinë, ose rrinë në pritje, në heshtje, në absurditet..

Shumëkush mund të thotë se është e çuditshme, por edhe e pafalshme heshtja shqiptare përballë çdo situate të tillë, që në fund të fundit i ndëshkon ekstremisht vetë ata. Ashtu si kollaj mund të kujtojë dikush se në Shqipëri kriza është ulur këmbëkryq, në kuvendin e burrave të këtij vendi, në krah të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Njerëzit heshtin. Besojnë Jozefinën ose jo, ata heshtin, bëjnë sehir  dhe shijojnë idiotësitë dhe poshtërsitë e Saliut, Jozefin

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›