Tirana fitoi ndaj Dinamos 1-0 dhe Bylis mposhti Apolonine 2-1

U desh një gol i vetëm, shënuar nga ai që mund të quhet si lojtari më i mirë i ekipit që bardheblutë të merrnin 3 pikët në derbi.
Tirana fitoi 1-0 ndaj Dinamos në “Qemal Stafa”, një ndeshje që nuk u zgjidh dot shpejt, por që e ngjiti skuadrën tiranase në kuotën e 23 pikëve, duke qenë ajo e vetme në krye të Superligës. Ndoshta përkohësisht, pasi Teuta ende duhet që të dalë në fushë për ndeshjen në Durrës ndaj Laçit.
Në një përballje ku të dyja skuadrat nuk patën shumë ambicie për të shënuar, Bekim Kuli iu afrua barazimit në minutën e 74-ët, veçse kavajasi nuk mundi të shënonte.
Tri minuta më pas, ishte i riu Morina që synoi të dyfishonte kryesimin bardheblu, duke qenë edhe ky i pasaktë. Një fitore e rëndësishme për Tiranën, kjo në një ndeshje delikate, ashtu siç edhe e priste trajneri spanjoll Rubio Sançez, veçse e mbyllur me sukses. Bardheblutë vazhdojnë në rrugën e tyre të sukseseve, rrugë e ndërprerë vetëm nga barazimi shtëpiak ndaj Skënderbeut.
Në ndeshjen tjetër të orës 14:00, Bylis fitoi 2-1 ndaj Apolonisë në Ballsh. Vendasit kaluan në epërsi në 15’ me anë të Koreshit dhe miqtë barazuan në 31’ me anë të Gërxhos. U desh goli me penallti i kapitenit vendas, Dimo, që Bylis të merrte 3 pikë tepër të vlefshme.