Milani i do brazilianët

Sulmuesi Robinho ka deklaruar se periudha aktuale e tij në Milan është aventura më e lumtur gjashtëvjeçare e tij në futbollin evropian.
Robinho, ish anëtar i Real Madridit e Manchester Cityt ka theksuar se askund nuk është ndjerë më i lumtur se tani, në San Siro.
“Ndihem si në shtëpi në Milan. Jam duke kaluar një periudhë shumë të mirë. Milan i do brazilianët dhe na trajton shumë mirë. Jam duke u adaptuar gjithnjë e më mirë dhe ndihem i lumtur këtu”, tha Robinho gjatë një interviste për uebfaqen braziliane globoesporte.com.