Mos e shkarkoni Villas-Boasin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka përkrahur menaxherin e kritikuar të Chelseas, Andre Villas-Boas.
Gjiganti londinez është duke kaluar në një periudhë të formës negative ndërsa kanë filluar spekulime se strategu portugez i ka ditët e numëruara në Stamford Bridge pavarësisht se mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni.
Por, Rooney insiston se do të ishte e pakuptimtë që 33 vjeçari të shkarkohet tani dhe këshilloi Chelsean të ketë besim më të madh te menaxheri i saj, njësoj siç kishte bërë United me Sir Alex Fergusonin.
“Shumë njerëz thonë se ai duhet të shkarkohet dhe se Chelsea duhet të bëjë tjetër ndryshim. Nuk ka kuptim rreth kësaj, nuk më duket zgjidhje e duhur. Chelsea këtë vit ka një menaxher të ri, një mënyrë të re të lojës dhe nevojitet kohë për tu përshtatur”, tha Rooney për The Sun.