Tirana fiton Kupën, mund Skënderbeun

Festa e ekipit të Tiranës
Qemal Stafa – Janë dashur 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesen e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi 90 minutat e rregullta të lojëspërfunduan me rezultatin 0-0.
Në minutat shtesë, të dy ekipet kanë luajtur me shumë kujdes duke qëndruar në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarit.
Rasti u shfrytëzua nga Tirana duke shënuar me sulmuesin, Bekim Bala, në minutën 107′ të pjesës së dytë shtesë, pas një krosimi të saktë të Klodin Duros. Ky ishte goli i vetëm i takimit pasi kampionët e Shqipërisë nuk mund të gjejnë rrugën e rrjetës.
Ky është trofeu i 15-të i Kupës së Shqipërisë për Tiranën, duke bërë që të renditet si ekipi që ka fitua më shumë herë këtë trofe bashkë me Partizanin, pasi edhe ekipi tjetër i kryeqyteti e ka fituar po 15 herë këtë trofe. /F.S/