E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e braktisura të botës

Edhe pse popullsia e botës i ka kaluar 7 miliardë ende ka vende të botës që janë të pabanuara. Disa prej tyre kanë histori interesante ndërsa disa të tjerë edhe të dhimbshme.

Ja cilat janë disa nga vendet e braktisura:

Craco, Itali

Craco, Itali

Qyteti mesjetar kodrinor është goditur vazhdimisht nga tërmetet në mesin e shekullit të XX. Qyteti mori dëmtime të rënda duke u kthyer në një vend të pabanueshëm. Në vitin e gjithë popullsia prej 1 800 banorë u largua duke e lënë vendin të shkretuar.

Kolmanskop, Namibi

Kolmanskop, Namibi

Qyteti njohur lulëzim në fillim të shekullit XX, kur në minierat e saj u zbuluan gurë të çmuar. Pasuria u lejojë vendasve që të ndërtonin një spital dhe sallon vallëzimi me imitacion të arkitekturës gjermane. Vendi u boshatis pas Luftës së Parë Botërore, ku fushat e diamantit shteruan. Tani vendi frekuentohet vetëm nga turistët.

Oradour-sur-Glane, Francë

Oradour-sur-Glane, Francë

Kjo ndoshta është një nga historitë më brutale. Në qershor të vitit 1944, pas ndërhyrjes së ushtrisë gjermane në Normandi, qarkulloi një lajm se një oficer i forcave SS mbahej i burgosur në këtë vend. Qindra banorë tu masakruan nga sulmet me armë dhe vendi nuk u pushtuar kurrë më. Çals De Gol nxori një dekret ku urdhërohej që fshati të mos rindërtohej kurrë dhe duhet të qëndront ashtu për të kujtuar vazhdimisht mizorinë që ndodhi gjatë pushtimit të Francës nga Gjermania.

Belcjite, Spanjë

Belchite, Spanjë

Vendi është lënë braktisur për të kujtuar konfliktin e vitit 1937 mes trupave të gjeneralit Franko dhe Ushtrisë Republikane të Spanjës.

Prypiat, Ukrainë

Prypiat, Ukrainë

Fshati kishte thuajse 50 mijë banorë kur ndodhi tragjedia e Çernobilit në vitin 1986. Ajo ndodhet në zonën e ndaluar dhe që atëherë popullsia është evakuuar.

Tyneham, Angli

Tyneham, Angli

Deri në vitin 1940 ishte një fshat normal. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, banorëve u kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të largoheshin pasi vendi do të përdorej vend për stërvitjen e ushtrisë. Pas luftës ata u detyruan që të blinin tokën dhe kjo bërë që ata të mos kthehen kurrë atje.

Hallsands, Angli

Hallsands, Angli

Për shkak të natyrës, ky feshat u bë thuajse i pabanueshëm pas vitit 1917. Erozioni, stuhitë dhe shtrëngatat detyruan banorët që ta braktisnin këtë vend bregdetar.

Chaiten, Kili

Chaiten, Kili

Banorët e këtij vendi janë larguar nga banesat në vitin 2008 pa shpërthimit të vullkanit Patagonia.

Kayakoy, Turqi

Kayakoy, Turqi

Ky fshat i frikshëm ishte i pushtuar nga grek kristianë në fund të shekullit XX por vendi u shkretua si rezultat i luftës greko-turke pas marrëveshjes për shkëmbimin e popullsisë. Atje ndodhen 500 shtëpi që mbrohen nga qeveria turke dhe për të hyrë duhet paguar një shumë e vogël.

Bodie, SHBA

Bodie, SHBA

Minierat e arit i dhanë këtij vendi një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Vendi kishte disa gazeta, 65 sallone gjithashtu vendi kishte edhe banë instrumentalistësh. Por pasi kjo industri mori fund, vendi nga vitet 1940 u kthye në vend fantazmash.

Kangbashi, Mongoli

Kangbashi, Mongolia

Qeveria e ndërtoi këtë vend për të strehuar rreth 1 milion qytetarë. Por në fakt, siç tregon një artikull i Time, shtëpitë e banuara janë larg njëra-tjetrës kilometra larg.

Varosh, Qipro

Varosha, Qipro

Ky ishte një vend me lulëzim të turizmi para ndërhyrjes së Turqisë në ishullin e Qipros në vitin 1974. Banorët e saj u larguan dhe nuk i lënë hotelet e larta të tharmohen ndërsa plazhet mbeten të shkretuara.

The Telegraph

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›