E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani, gol dhe lamtumirë

/* */

Erjon Bogdani, me golin e tij të minutës së 119-të i dha kualifikimin Çezenës së tij, duke eliminuar Askolin në turin e tretë të Kupës së Italisë, por mediat italiane nuk pushuan së trajtuar tezën e largimit të bomberit shqiptar nga ekipi i tij aktual.

Në fakt, në më shumë se një rast trajneri Xhampaolo ka dhënë mesazhe të qarta, se Bogdani, 34 vjeç, nuk bën më në planet e tij, dhe se shqiptari duhet të gjejë nëj destinacion të ri. Skuadra e fundit që kishte shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar, Kaljari, duket se ka bërë hapa prapa, ndërkohë që alternativat që Bogdani të luajë në kategori të ulëta, Serie B apo Lega Pro, për mometin janë refuzuar nga vetë Erjoni.

Merkatoja në Itali mbyllet, më 31 gusht, e deri atëherë do të mësohet edhe skuadra e re e Bogdanit, që më shumë gjasa do të jetë Siena, një skuadër me të cilën Erioni ka luajtur në sezonet 2005-2007, duke shënuar 13 gola në 47 ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edicionin e kaluar bëri një sezon të madh me Çezenën duke realizuar 8 gola e ndihmuar klubin e tij të mbijetojë në Serinë A. Qëndërsulmuesi shqiptar ka luajtur përveç Partizanit dhe pak ndeshje me Dinamon, edhe me Genclerbirligi në Turqi, NK Zagrebg në Kroaci, ndërsa në Itali ka lujtur edhe me Rexhinën, Salernitanën, Veronën, Sienën, Kievon, Livornon dhe Çezenën

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›