E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca e dyte për Ramush Haradinaj

Ne këtë gjykim te pjesshëm, i cili nisi te enjten, Haradinaj do te gjykohet për akuzat e ngritura për vrasje, trajtim mizor dhe torturim te te burgosurve ne shtabin e UÇK-se ne fshatin Jablanice te Kosovës Perëndimore. Prokurori Paul Roxhers, ne seancën e një dite me pare deklaroi se te tre te akuzuarit, janë te përfshirë ne këto krime. Ndërkaq, dje u vu nen pranga edhe një prej dëshmitarëve kyç te çështjes, Shefqet Kabashi, i cili ne procesin e pare refuzoi te dëshmonte. Pritet qe ai te dëshmojë ne seancën e se premtes. Haradinaj ne vitin 2005 dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për tu përballur me drejtësinë ndërkombëtare për akuzat mbi krimet te cilat prokuroria pretendonte se ai i ka kryer gjate luftës ne Kosovë. Ne vitin 2008 ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Por ne 21 korrik te vitit te kaluar, gjykata ndërkombëtare për krime ne ish-Jugosllavi, urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit dhe kryetarit te AAK-se, Ramush Haradinajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›