Berisha mbledh Kryesinë e PD: KQZ, mendimet e Ramës marrëzi, do të jetë dhe opozitë dhe qeveri
TIRANE - Kryeministri Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fokus të mbledhjes ishin bisedimet për konkretizimin e koalicionit parazgjedhor të partive të djathta dhe të qendrës.
Shefi i qeverisë iu rikthye sërish çështjes së KQZ-së, duke e cilësuar të ligjshëm zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve. Kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se po përdor KQZ-në si objekt bllokimi.
“Më duhet t’ju them se koncepti i zotit Rama se meqenëse një parti e koalicionit qeveritar kalon në anën e opozitës, mendimi i tij se tani është edhe opozitë edhe qeveri, është thjesht marrëzi. Kushtetuta e vendit e ka te përcaktuar kush është qeveri dhe kush është opozitë. Në të gjitha ligjet e vendit balanca e institucioneve të zgjedhjeve është balancë midis qeverisë dhe opozitës.”- u shpreh kryeministri.
(vijon)