E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol baneses se vjehrrit te Spahiut

DURRES- Persona ende te paidentifikuar kane vendosur nje sasi te konsiderueshme eksplozivi ne shtepine e vjehrrit te nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se diel, ne qytetin e Durresit dhe per fat te mire nuk ka pasur te lenduar. Shperthimi ka qene i fuqishem dhe apartamenti ishte ne pronesi te Ramazan Gj., por familjaret nuk ndodheshin aty. Ngjarja sipas policise, ka ndodhur ne katin e trete te pallatit me numer 621, ne lagjen nr. 12 te qytetit bregdetar. Demet kane qene materiale; dera, pllakat, muri dhe pajisje elektro-shtepiake qe gjendeshin ne korridor, kurse policia u lajmerua nga fqinjet e familjes se demtuar.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Durresit, konfirmuan ngjarjen e ndodhur dhe gjetjen nga ekspertet ne banese te fitilave zjarrpercjelles dhe gjurmet e lendes plasese, tritol, c'ka ka ngritur dyshimet per nje atentat te paramenduar. Por Ramazan Gj., mesohet se nuk kishte pasur konflikte me pare, apo te kishte bere denoncim per kercenim dhe perplasje me persona te tjere. Edhe gjate marrjes ne pyetje diten e djeshme, pjesetaret e familjes ku eshte dhender Spahiu, kane deshmuar se nuk e dinin ne c'rrethana kishte ndodhur ngjarja dhe shkaqet e saj, pasi nuk kishte probleme me askend.

Burime te policise, thane se banesa i perket vjehrrit te Kreshnik Spahiut, numrit dy te KLD-se, por nuk konfirmuan nese ky akt eshte ndermarre ne shenje hakmarrje ndaj zyrtarit te larte te drejtesise, apo ndaj te afermve te tij. "Grupi hetimor ka nisur hetimet per veprat penale te "kanosjes" dhe "mbajtjes pa leje te lendeve plasese", ndersa po punohet per identifikimin dhe kapjen e te dyshuarve", njoftoi dje policia vendore. Deri dje ne mbremje jane shoqeruar disa te rinj te njohur si kontingjent, por nuk ka ende nje te ndaluar.

Fqinjet deshmuan se shperthimi ka qene i fuqishem sa ka tronditur te gjithe pallatin 4-katesh. "Ka qene mbremje kur u degjua nje zhurme e fuqishme. Dola pas pak minutash dhe pashe te demtuar deren e apartamentit perballe dhe me shkoi mendja se ishte nje shperthim eksplozivi", deshmoi nje prej banoreve te pallatit. Autoret duket se kane pasur dijeni per largimin e pjesetareve te familjes dhe duke perfituar nga erresira kane vendosur tritolin me fitil zjarrpercjelles.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›