E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana humbet në Elbasan, kreu ngushtohet me vetëm një pikë

Tiranë (Start)- Zhvillimi i javës së dhjetë në Superligën shqiptare ka sjellë ngushtimin e diferencës së Tiranës kryesuese me ndjekësit më të afërt në vetë një pikë. Ndeshja kryesore, e luajtur në Elbasan mes vendasve dhe Tiranës kryesuese, përfundoi me fitoren e verdhebluve me rezultatin minimal 1-0.

Vllaznia me fitoren e bujshme në Lushnje 4-1, i afrohet kreut me vetëm një pikë diferencë. Në të njëjtën kuotë pikësh ndodhet edhe Shkumbini i Peqinit, i cili fitoi pa shumë vështirësi me Apoloninë e Fierit 2-0. Vazhdimësia ka qenë e kënaqshme për bardhekaltërit, të cilët me pikët e arritura tregojnë qartë forcën e tyre.

E humbura tjetër e kësaj jave, veç Tirnës, është Dinamo, e cila nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim me Flamurtarin e Vlorës në kryeqytet.

Teuta e “Bobit” arrin një tjetër fitore duke konfirmuar një moment të shkëlqyer në kampionatin shqiptar. Djemtë e detit fituan minimalisht 1-0 me modestët e Bylisit.

Ndërsa takimi që hapi këtë javë, ditën e premte, Besa-Partizani, përfundoi në barazim të bardhë.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha rezultatet e ndeshjeve dhe klasifikimin pas javës së dhjetë.

Rezultatet
Elbasani-Tirana 1-0
Dinamo-Flamurtari 1-1
Lushnja-Vllaznia 1-4
Shkumbini-Apolonia 2-0
Teuta-Bylis 1-0
Besa-Partizani 0-0

Renditja
Tirana 19
Vllaznia 18
Shkumbini 18
Dinamo 17
Besa 16
Teuta 16
Elbasani 15
Flamurtari 12
Bylis 9
Apolonia 8
Lushnja 7
Partizani 6

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›