E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi dhe Liverpuli marrin arratinë pas fitoreve të kësaj jave në Angli

Londër (Start)- Çelsi dhe Liverpuli shkëputen ndjeshëm në renditjen e Premierligës Angleze. Dyshja kryesuese e kampionatit anglez, arriti të fitojë përsëri këtë javë, duke u shkëputur nga vendi i tretë, të cilin e mban Arsenali, me 6 pikë.

Liverpuli mori një fitore të pastër 3-0 me Uest Bromuiçin të shtunën, ndërsa Çelsi fitoi dje me Blekburnin në transfertë me dy gola të Anelkas.

Fitorja më e rëndësishme e javës i takon “Topçinjve” të Londrës, të cilët fituan më Mançesterin 2-1. Kjo fitore i ngjit ata në vendin e tretë të Premierligës.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet dhe renditjen pas javës12.

Të shtunën

Arsenal 2 - 1 Manchester U.
Wigan Athletic 0 - 0 Stoke C.
Hull C. 0 - 1 Bolton W.
Sunderland 1 - 2 Portsmouth
West Ham U. 1 - 3 Everton
Liverpool 3 - 0 West Bromwich A.

Ndeshjet dje

Blackburn R. 0 - 2 Chelsea
Aston Villa 1 - 2 Middlesbrough
Manchester C. 1 - 2 Tottenham H.
Fulham 2 - 1 Newcastle U.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›