Tirana kërkon të largojë vëmendjen, padi ndaj gjyqtarët në prokurori
Kryesia
Shefi i klubit, Rauf Dimraj: “Arbitrit me qëllim kanë ndëshkuar rëndë Tiranën”
Tirana, disa futbollistë dhe drejtues të të cilës janë parë si protagonistë të dhunës në fundin e derbit Tirana-Dinamo 1-2, po mundohet të largojë vëmendjen nga aktualiteti i shëmtuar, ndërkohë që hidhet në sulm ndaj gjyqtarëve. Madje nuk mungojnë edhe akuzat për trukimin e ndeshjes nga bluzat e zeza. Menjëherë pas incidenteve të ndodhura të shtunën, reagimi i ka qene i ashpër dhe i gjithanshëm, që nga strukturat e shtetit dhe te futbollit e deri te ato të medias. Gjendja aktuale konsiderohet si e rëndë edhe nga vetë drejtuesit e lartë të klubit 24-herë kampionë i Shqipërisë, por vetëm se pikëpamjet dhe fajtorët për bardheblutë janë të ndryshme. Pikërisht për këtë arsye, dje klubi Tirana mbledhur kryesinë në mënyrë urgjente dhe bërë një analizë të ngjarjeve të fundit në derbin ndaj bluve kryesues. Anëtarët e kryesisë bërë të ditur padinë që do t’i dorëzojë Prokurorisë së Rrethit, duke bërë fajtorë gjyqtarët dhe FSHF-në për gjithçka ndodhi në fushë të hënë. “Arbitrat me qëllim kanë ndëshkuar rëndë Tiranën, duke ndikuar direkt në mentalitetin e një futbolli të prapambetur dhe duke dëmtuar imazhin e futbollit shqiptar. Tirana vendosi t’i drejtohet prokurorisë për ndërhyrjen e padrejtë të një arbitrimi të dyshimtë”, deklaroi shefi i klubit bardheblu, Rauf Dimraj. Padia e bardhebluve në prokurori është kundër Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gjyqtare të ndeshjes Tirana-Dinamo. Madje nën zë nuk kanë munguar edhe akuzat për trukim të ndeshjes nga ana e gjyqtarëve të cilët janë shitur, apo janë manipuluar nga FSHF. Për momentin nuk është përmendur asnjë emër konkret, gjithsesi kjo lëvizje e drejtuesve të Tiranë ngjan më shumë si një manovër për të humbur vëmendjen nga çështja e ditës, duna që degjeneroi në tempullin e “Qemals Stafës”.
#