Sulaj shtyn Bakaj të padisë dhunuesit
Dinamo
Edhe Dinamo, e cila fitoi 2-1 derbin ndaj Tiranës dhe tashmë duket se ka arkëtuar titullin kampion, nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq përballë dhunës së ushtruar ndaj sulmuesit të tyre, Elis Baka. Sot e ka marrë fjalën presidenti i bluve, Besnik Sulaj, dhe deklaruar se mbështet çdo nismë ligjore që mund të marrë lojtari i tyre, si i dëmtuari më i rëndë i këtij derbi: “Më vjen keq për atë që ndodhi në fushën e lojës, pasi vetëm lidhje me futbollin nuk kishin ato sjellje të ulëta. Ne jemi të qetë dhe do presim po në qetësi marrjen e vendimeve nga komisionet përkatëse pranë FSHF-së”. Ndërkohë që në lidhje me polemikat e fundit rreth luftës për titull kampion në këtë sezon, Sulaj ka sfiduar ata që e kanë akuzuar një ditë më parë: “Doja t’i kujtoja, kujtdo që s’e mban mend se Dinamo ka fituar kampionatin me nëntë lojtarë e jo më tashmë që është me njëmbëdhjetë. Kampionati këtë vit është i yni dhe nuk diskutohet. Skuadrat e tjera të mendojnë për pozicionet e tjera në renditje”, përfundoi presidenti i Dinamos.
#