E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Serbët e veriut gati për referendumin, Ndërkombëtarët: Sjell izolim

Kosovë- Referendumi i serbëve në veriun e Kosovës do të mbahet. Kështu kanë lënë të kuptojnë serbët e Mitrovicë teksa po vazhdojnë përgatitjet për zhvillimin e referendumit përmes së cilit komuniteti serb atje do të japë mendimin për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.

Ndërkaq më herët autoritete kosovare, ndërkombëtarët madje edhe Beogradi kanë bërë thirrje për moszhvillimin e referendumit në Mitrovicë, Zveçan, Zubin-Potok dhe Leposaviç.

Sipas autoriteteve kosovare në veri, ky referendum do të jetë i paligjshëm, duke shtuar se mbajtja e tij rrit tensionet në këto zona.

“Ai nuk do të ketë pasoja juridike; nuk do të ketë mundësi që t’i lidhë më tepër qytetarët, por gjithsesi është edhe një tendencë që atje të rriten tensionet në raport me funksionimin dhe sundimin e ligjit, në raport me shtrirjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve dhe funksionalizimin e institucioneve” – tha ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.

Ndërkombëtarët nga ana e tyre deklaruan se një referendum i tillë do të bllokonte veriun nga pjesa e tjetër e vendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Serbët e veriut në Kosovë, nuk bien dakord me Tadiçin Kosovë- Serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me...
  2. Serbët e Kosovës, gati deklarata e pavarësisë Kosovë – Serbët e Veriut të Kosovës duket se e...
  3. Policia dhe doganieret mberrijne ne kufirin e Veriut Doganierët kosovarë më në fund janë vendosur në dy pikat...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›