“Hija” e Ardian Prrenjasit ne Laprake Klodiana Kotorri
Rrembimi i 10-vjecarit nga Ardian Prrenjasi dhe deshmia e ketij te fundit se ka vrare Julian Celen, shokoi mbare opinionin publik, ndersa me te prekurit duket se jane banoret e zones se Laprakes ne Tirane, aty ku dhe kane ndodhur ngjarjet. Per shume muaj banoret e kesaj zone kane pasur mes tyre nje pedofil, i cili sipas deshmise se tij rezulton edhe vrases. Ne rrefimin e tij 45-vjecari, ka treguar se as me Julianin dhe as me 10-vjecarin A.C, nuk kishte pasur asnjehere bisede me pare. Per here te pare qe ka folur me ta, i ka ftuar ne banesen e tij duke perdorur mashtrimet. Fatin e Julianit dhe te djalit te dyte, familjet e te cileve i ka pllakosur dhimbja, mund ta kishte pasur kushdo nga femijet e Laprakes, ndaj dhe kjo gje ka tmerruar prinderit e tyre. Qe pas arrestimit te Ardian Prrenjasit dhe rrefimit te tij, prinderit nuk kane reshtur nga keshillat per femijet e tyre. Pese dite pas kapjes se “monstres”, ne zonen e Laprakes ndihet ende “hija” e tij. Megjithese ai eshte pas hekurave, banoret shprehen se nuk lejojne femijet e tyre te qendrojne jashte, ndersa i kane keshilluar qe te mos bisedojne me asnje person te huaj, si dhe te mos hyjne ne banesen e askujt. “Fakti qe pedofili i ka pare rastesisht dy djemte ne lagje dhe i ka marre ne shtepine e tij. Kemi degjuar se ai ka rrefyer se sapo eshte perballur me dy djemte, ka hyre ne bisedime me ta duke i terhequr me pas per ne banesen e tij. Ngjarjet jane shume te renda dhe jam e tmerruar, por shokohem kur mendoj se ai mund te ishte perballur me djalin tim 9 vjec”, shprehet Lida, nje banore e Laprakes. Pothuajse te njejtat fraza thone edhe banoret qe jetojne fare prane shtepise ku jetonte me qira, Ardian Prrenjasi. “Keto ngjarje na kane tmerruar, kush me siguron se arrestimi i Prrenjasit i ka dhene fund pedofileve ne vend. Ata nuk njihen, duken si njerez normale ne jeten e perditshme. Kemi shume frike per femijet tane”, thote Renato, i cili ka nje vajze te vogel, duke shtuar se femijet kane nevoje per femijeri. “Kur isha femije, qendroja ne oborrin e pallatit me ore te tera per te luajtur me shoket, tashme nuk kemi besim te leme femijet te luajne ne oborrin e pallatit, ashtu sic ata kane nevoje per t’u rritur”, shton me tej Renato. Ne Laprake eshte diskutuar gjate ceshtja “Prrenjasi”. Banoret e zones ku jetonte 45-vjecari kane jetuar shume prane nje personi i cili me deshmite e tij dhene ne polici rezulton te jete i rrezikshem per femijet. Ai tregoi se pas vrasjes se nje 11-vjecari se bertiste dhe hedhjen e trupit te tij ne plehra, abuzoi seksualisht dhe kishte planifikuar te vriste nje tjeter te mitur, i cili u shpetua nga policia ne caste kritike. Banoret shprehen se ka qene fati ai qe ka ndihmuar femijet e tyre te mos perballeshin m Prrenjasin, ne te kundert asgje s’do kishte shpetuar.