E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, kualifikim pas 120 Laçi, eliminim i turpshëm

Europa League

Laçi është një zhgënjim i madh, por Tirana, pas 120 minutash lojë kualifikohet për në turin tjetër të Europa League falë golit të Karabecit (107’). Bardheblutë kanë krijuar shumë aksione dhe kanë kërcënuar disa herë portën kundërshtare, ndërkohë që sulmuesi Pero Pejiç ka qenë rreziku kryesor në portën kundërshtare. Po ashtu, kërcënues janë shfaqur edhe Lila e Plaku. Raste kanë pasur edhe hungarezët. Por pas 90 minutave të kohës së rregullt pa zhbllokim rezultati, në minutën e 3 shtesë të lojës, Tirana humbet mundësinë më të artë për të shënuar, kur Plaku gabon nga pika e 11-metërshit. është e detyrueshme luajtja e kohëve suplementare, ku në 15 minutat e para është sërish Tirana ajo që kërkon golin gjithnjë me Pejiç e Lilën. Por insistimi i Tiranës kurorëzohet në minutën e 107 me golin e avantazhit, që vlen kualifikimin për bardheblutë dhe që mban firmën e Karabecit dhe vulos fatin e ndeshjes: 0-1 për Tiranën. Ndërsa mbyllet turpshëm debutimi historik në Europë i Laçit, i cili u mund dje me rezultatin tenistik 7-1 nga Dnepr Mogilev, në ndeshjen e kthimit të luajtur në Bjellorusi. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1 para 7 ditësh javë në “Niko Dovana”. Laçi tregoi dobësi të mëdha, gjë që është reflektuar edhe në rezultatin e thellë të kësaj humbjeje dëshpëruese për të gjithë tifozët e bardhezinjve, që prisnin më shumë nga lojtarët e tyre. Mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë është ndier në të dyja sfidat. Golin e para laçianët e kanë pësuar që në minutën e 10 me autor Byçenok, që më pas do të pasohej nga 6 golat e tjerë: Yurçenko (17’ (p), 56’ e 81’) Zenkoviç (42’), Byçenok (80’) e çerniki (87’). Goli i vetëm i Laçit mban firmën e Nimanit në minutën e 61. Kjo humbje e shëmtuar e largon Laçin nga dera e pasme e Europa League. Ndërsa Tirana luan si e barabartë ndaj hungarezëve të ZTE-së në shtëpinë e këtyre të fundit në ndeshjen e tyre, pas takimit të parë të luajtur në “Qemal Stafa” që u mbyll me rezultatin 0-0.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›