Zapatero i shqetësuar për oktapodin Pol
Oktapodi Pol, i cili jeton në akuariumin e Oberhauzenit, është shndërruar në “orakullin” e Botërorit 2010. Të gjithë skeptikët u bindën kur ai parashikoi eliminimin e Gjermanisë në gjysmëfinale nga Spanja. Ai pritet të parashikojë edhe fitueset e dy ndeshjeve të mbetura në Afrikën e Jugut, atë për vendin e tretë dhe finalen në Johanesburg. Nesër, për herë të parë, oktapodi do të japë “verdiktin” për fatin e dy ndeshjeve njëkohësisht. Ndërkohë, Kryeministri spanjoll, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, ka shprehur shqetësim për oktapodin: “Po mendoj të dërgoj një skuadër që do ta mbrojë, pasi parashikoi fitoren e Spanjës”. Kjo, pasi përpara ndeshjes, nëpër intervista televizive ishin të shumtë tifozët që deklaronin se do ta hanin Pol, nëse skuadra e Joakim Lëv do të humbiste sfidën me “Furinë e Kuqe”.
#