Lezhë, batica përmbyt banesat rreth kënetës
LEZHE- Banorët e zonave të Patokut, Tales, Fushë Kuqes e Ishull Shengjin janë gdhirë mëngjesin e sotëm me shtëpitë e mbushura me ujë. Dhjetra banesa janë përmbytur si pasojë e baticës që ka carë brezin e rërës duke rritur ndjeshëm nivelin e ujit në kënetë. Sipas korrespondentit të News24, niveli i ujit ka arritur në 1 metër në banesat rreth kënetës ndërsa aktualisht autoritetet janë në gadishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë banorëve. Ndërkohë mësohet se forca të shumta të ushtrisë janë nisur nga Tirana drejt Lezhës. Pak ditë më parë, në disa zona të Lezhës pati përmbytje masive për shkak të hapjes së portave të hidrocentralit të Ulëz dhe të Shkopetit. Portat e dy hidrocentraleve u hapen pas reshjeve të shumta që rritën prurjet duke cuar nivelin e ujit në kuotat maksimale. Zona e Tales ishte ndër më të prekurat, pas shembjes së mureve rrethues të hidrovorit. Banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë bashkë me gjënë e gjallë. (e.n/BalkanWeb)