E Diel, 1 Nëntor 2026

Kete vit 800 familje te reja, me pagese nga shteti

Skema e perfitimit te ndihmes ekonomike do te ndryshoje dhe numri i familjeve perfituesve do te rritet me 800. Aktualisht numerohen 90 mije familje perfituese dhe fatura financiare e ketij drafti, do t'i kushtoje buxhetit te shtetit 4.2 miliarde leke. Sipas zv/ministrit Sulka, pushtetaret vendore abuzojne me skemen, ndaj edhe nevojitet administratori social prane tyre te kaloje ne varesi te ministrise dhe jo te pushtetit lokal.

Pjese e zgjerimit te kategorive perfituese qe jane perfshire ne draftin e ri, jane dhe ata shtetas qe kane te ardhura, por qe nuk e perballojne dot jetesen, apo qytetare te cilet kane ne perdorim nje toke dhe qe per shkaqe gjakmarrjeje, nuk mund te nxjerrin perfitime prej saj. Ngritja e nje qendre kombetare per femijet e ngujuar, duke i trajtuar ata me nje ndihme te vecante, eshte nje tjeter propozim i ri ne draftin e diskutuar gjate mbledhjes se komisionit te punes. Nje tjeter risi eshte edhe kalimi i pageses se ndihmes ekonomike nga e perhershme per keto familje ne te perkohshme. Kjo do te thote se keto kategori duhet te perfshihen ne pune te komunitetit ku ata jetojne, te cilat ofrohen nga njesite e qeverisjes vendore.

Kategorite qe do te perfitojne ndihme ekonomike

Jetimet te cilet nuk jane ne institucione

Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e perkujdesit shoqeror

Kryefamiljare njerin nga femijet, per arsye te vdekjes se te dy prinderve

Kryefamiljare njerin nga femijet, kur njeri prej prinderve eshte i burgosur nderkohe qe prindi tjeter nuk jeton

Kryefamiljare njerin nga femijet, kur nje prindi i eshte hequr e drejta prinderore me vendim gjykate, nderkohe qe prindi tjeter nuk jeton

Kryefamiljare nenen, nderkohe qe prindi tjeter nuk jeton

Kryefamiljar nje pjesetar te familjes qe eshte mbi moshe pune dhe kur anetaret e familjes se tij jane, te punesuar ose jo

Femijet e biresuar, pavaresisht nga mosha

Familjet qe ne perberjen e tyre kane persona te cilat jane perdorues te droges

Familjet ne nevoje, te cilat ne perberjen e tyre kane dy persona te semure ne familje


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›