E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat jashte vendit, cili ekuivalentohet

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht emrat e kandidateve, te cileve iu eshte njohur diploma edhe ne vendin tone. Gazeta boton sot listen e aplikanteve te perfunduar sipas rendit alfabetik (nga emri) deri tek data. Tashme pas publikimit te emrave, te gjithe aplikantet qe kane kaluar me sukses procesin e ekuivalentimit te diplomes ne Shqiperi, duhet te paraqiten prane Ministrise se Arsimit per te terhequr certifikaten e njohjes. Ashtu sic edhe premtoi qe ne ditet e tij te para te punes si minister i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka realizuar se fundmi deklaraten e tij, duke i njohur diplomat e aplikanteve, disa prej te cilave kishin vite qe rrinin ne duart e eksperteve te Komisionit te Njohjes se Diplomave ne Ministrine e Arsimit. Duke marre shkas nga situata e krijuar ne vite per procesin e ekuivalentimit te diplomave te fituara jashte edhe ne vendin tone, ku nje pjese e madhe e tyre rrinin "stok" ne Ministrine e Arsimit, pasi nuk iu vinte radha per konvertim, ministri Tafaj vendosi qe keto diploma te kalon ne filtrin e njohjes brenda nje kohe te shkurter. Ky urdher beri qe ekspertet e njohjes se diplomave te viheshin ne levizje per ta realizuar sa me shpjet kete proces. Te konvertosh nje diplome te fituar jashte kufijve edhe ne vendin tone eshte nje procedure qe kerkon kohe. Me se paku, njohja e diplomave te mbrojtura jashte, behet per tre muaj. Ndersa koha maksimale qe nje aplikanti i duhet te pres per te marre dokumentin e njohjes se diplomes eshte nje vit. Por keto jane vetem afatet kohore te percaktuara ne ligj, pasi ne praktike nuk ka ndodhur keshtu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›