QSUT me drejtor te ri, emerohet Ilir Dashi
Ish-kreu i LSI per Tiranen, Ilir Dashi, do te jete ne krye te Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, (QSUT) qendra me e madhe spitalore ne vend. Prezantimi i tij u be dje nga Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. "Jemi ne nje moment te ri per te provuar shanset e reja te menaxhimit e financimit dhe mendojme se zoti Dashi, do te permbushe me se miri kete mision", eshte shprehur gjate prezantimit ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Ministri vleresoi Dashin, si figuren me te mire per modelin e ri te menaxhimit. Ilir Dashi vjen ne kete detyre duke zevendesuar Gjeorgjina Kulin, e emeruar ne krye te QSUT nga ish-ministrja Anila Godo. Nderkohe, drejtori i ri i QSUT-se z. Ilir Dashi ne prezantimin e tij te pare, ka premtuar perkushtimin e tij gjate ushtrimit te detyres ndersa ka theksuar se prioritet i punes se tij, do te jene zhvillimi dhe progresi i vazhdueshem ne Qendren Spitalore Universitare me te madhe ne vend. Nga ana e tij, rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule ka shprehur mbeshtetjen e tij dhe te strukturave akademike per drejtorin e ri te QSUT-se. Ilir Dashi, ka drejtuar degen e LSI Tirane dhe se fundi drejtonte nje kompani private.