Italia, 4 raste me "gripin e derrave"
Italia ka 4 persona te prekur me gripin A. Ministria e Shendetesise ka konfirmuar zyrtarisht se nje vajze 16-vjecare e porsa kthyer nga Meksika dhe nje femije 11-vjecar, jane te infektuar me virusin vdekjeprures. Evropa numeron keshtu 74 raste te konstatuara. Ne nivel boteror, Organizata Boterore e Shendetesise tha se numri i te prekurve arrin ne 985 persona ne 20 shtete te botes. Numri i vdekjeve arrin ne 26. Kreret e Organizates kerkuan nga qeverite te mos ulin nivelin e alarmit, ndonese Meksika raporton dobesim te semundjes. Sipas OBSH-se, pavaresisht kesaj, serish bota kercenohet nga nje pandemi e mundshme. Ne Meksike, Ministria e Shendetesise deklaroi se numri i personave qe dyshohet te jene viktima te H1N1 eshte 100. Por ne te vertete, ka nje kakofoni shifrash. "Do te doja t'ju informoja se kemi nga 590 raste te konfirmuara me virusin vdekje prures, 568 jane gjalle. Per fat te keq, per 22 persona te tjere, gripi ka qene vdekjeprures". Sipas OBSH, ka shume mundesi qe virusi te kthehet kur moti te jete i ftohte. Edhe ekspertet amerikane thane se virusi mund te perhapet ne te gjithe vendin, pasi raste te prekjes jane konfirmuar ne me shume se gjysmen e shteteve. Megjithate, Shtetet e Bashkuara e cilesuan kete grip, si viroze te stines. Listes se vendeve te prekura i shtohet edhe EL Salvadori, ne te cilin jane shenuar dy raste te infektimit me H1N1.