Tirana merr zyrtarisht stafetën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022

Tirana ka marrë zyrtarisht stafetën si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Në një ceremoni të vençantë në Lituani, Kryetari i Bashkisë se Klaipedas, që mbajti titullin përgjatë vitit 2021 i dorëzoi në mënyrë simbolike stafetën kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për Veliajn pavarësisht të shkuarës së vëshirë gjatë viteve të komunizimit, si Lituania ashtu edhe Shqipëria kanë një të ardhme të ndritur përpara. “Kemi marrë zyrtarisht stafetën nga Klaipeda e Lituanisë që ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2021. Ndaj ne do të përdorim gjithë ditët e fundit të dhjetorit për të planifikuar një kalendar që deri tani ka shkuar në 1000 aktivitete për gjithë vitin që vjen. 1000 aktivitete ku ne duam që të rinjtë të lidhen me njeri-tjetrin në shumë fusha, nga sporti, arti, kultura, sipërmarrja rinore, aktivistët e mjedisit. Është një ditë fantastike dhe një mundësi e jashtëzakonshme për Tiranën edhe si një kartolinë se çfarë është Shqipëria moderne sot dhe çfarë mund të bëhemi nesër”, tha Veliaj.
Gjatë vitit 2022 janë parashikuar rreth 1000 aktivitete rinore në fusha të ndryshme.
Këto aktivitete do të jenë një mundësi për të afruar të rinjtë shqiptarë me ata të vendeve të tjera europiane dhe për t’u krijuar mundësi bashkëpunimi.