E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, miqësore me Malatiaspor

Bardheblutë

Tirana do të luajë sot miqësoren e dytë në minifazën përgatitore që po zhvillon në Antalia. Skuadra e drejtuar nga Alban Tafaj do të luajë kundër skuadrës së kategorisë së dytë turke, Malatiaspor. Ky do të jetë takimi i dytë testues për bardheblutë, që të martën humbën me rezultatin 3-1 përballë Algjerisë B, ku golin e vetëm për kryeqytetasit e realizoi Jetmir Sefa, i cili sapo ishte kthyer pranë ekipit pas “zborit” me lojtarët më të mirë të Superiores. Drejt Turqisë ka udhëtuar edhe sulmuesi Sebino Plaku, përforcimi më i fundit i Tiranës në merkaton e dimrit. Lojtari, i cili gjeti akordin me presidentin Refik Halili vetëm gjatë mbrëmjes së të martës, do të ketë shansin të tregojë kualitetin e tij, përpara debutimit në kampionat, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Dinamos.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›