E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, tani besojnë të gjithë te titulli

MILANO- Fitorja spektakolare 3-0 ndaj Sampdorias ka rikthyer besimin në fitimin e titullit te Milani. Skuadra e Leonardos, falë një stili sulmues dhe gjetjes së kampionëve të saj, ka marrë rezultatin e 10-të pozitiv radhazi, duke shuar çdo dyshim që ishte krijuas pas largimit të Rikardo Kaka. “Ky Milan i ka bindur të gjithë, - deklaroi pas fitores me Sampdorian administratori Adriano Galiani. Borrielo, Sedorf dhe Aleksandre Pato shënuan 3 herë në pjesën e parë të këtij takimi, duke mbyllur praktikisht llogaritë me fitoren. “Donim të shënonim që në fillim, të diktonim ritmin dhe ia dolëm. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Leonardo.

Tashmë Milani ndodhet vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Interi dhe objektivi titull nuk duket më utopi. Sfida e radhës e Milanit është ajo me Zyrihun në Champions League. Zvicerianët janë skuadra e vetme që kanë arritur të fitojnë ndaj kuqezinjve deri më tani, por 7 herë kampionët e Evropës vijnë me një tjetër ritëm në këtë takim.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›