“France Football” i dorëzon Mesit “Topin e Artë”
PARIS- Argjentinasit Lionel Mesi i është dorëzuar në Paris trofeu i Topit të Artë, që e kurorëzon atë lojtarin më të mirë të Evropës për vitin 2009. Ylli i Barcelonës e fitoi këtë trofe që pak ditë më parë, por vetëm të dielën është bërë dorëzimi i trofeut nga France Football. Ai mori 473 pikë nga 480 të mundshme dhe pati një rekord prej 240 pikësh nga vendi i dytë i Kristiano Ronaldos. Në prezencë të vëllezërve të tij, Mesi u shpreh tepër i lumtur me këtë trofe.
“Siç e kam thënë më parë, dua t’ia dedikoj gjithë këtë kolegëve të mi, e ndaj këtë trofe me ta, - ishin fjalët e para të tij. – Jam shumë i lumtur që bëhem argjentinasi i parë që fiton Topin e Artë dhe për këtë falënderoj familjen e miqtë e mi. E ndaj me të gjitha ata trofeun dhe këto momente të lumtura”, deklaroi futbollisti i Barcelonës. Në konferencën për shtyp, Mesi u pyet edhe për grupin ku do të luajë Argjentina në Botëror. “Është shumë i vështirë, Nigeria ka futbollistë mjaft të mirë, ndërsa Koreja dhe Greqia mendoj se mund të na hapin probleme”, komentoi ai.
Mesi u shpreh gjithashtu se kampionati spanjoll dhe ai anglez janë dy më të fortët në botë sot për sot. Ndërkohë, i pyetur për prekjen me dorë të Henri, shokut të tij të skuadrës, në ndeshjen Francë-Irlandë, futbollisti i Barcelonës u shpreh se as ai vetë nuk e dinte ç’do të bënte në momente të tilla në fushë. Pas fitoi 3 trofe me Barcelonën sezonin e shkuar, Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në botë sot. Shumë e krahasojnë atë me Maradonën, për mënyrën si lëviz, por edhe për karrierën që ka patur deri më tani.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)