Tirana në Komisionin e Venecias, Topi refuzon PS
Presidenti Bamir Topi, nuk do te perfshihet ne debatet mes forcave politike, per t’i kerkuar mendim Komisionit te Venecias, per rezultatin e zgjedhjeve ne Bashkine e Tiranes. Burime nga institucioni i presidences, pohuan per gazeten “Koha Jone” se kreu i shtetit nuk do te marre nje nisme te tille dhe nuk do te nderhyje aspak ne kete ceshtje. Kjo per faktin se nje gje e tille, u takon ta zgjidhin palet e interesuara. Ky reagim nga presidenca, vjen pas deklaratave te bera se fundmi nga opozita se kerkon ndihmen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi per te zgjidhur mos marreveshjet politike ne lidhje me garen zgjedhore ne Tirane. Ishte pikerisht aleati i Partise Socialiste, Spartak Ngjela qe pak dite me pare tha se kreu i shtetit duhet t’i drejtohet Komisionit te Venecias per te zgjidhur fituesin e gares elektorale ne Tirane. Madje theksoi faktin se kreu i shtetit ka autoritetin per te vene ne levizje kete institucion nderkombetar. Sipas tij, interpretimi i ligjit nga ana e Komisionit te Venecias do t’i jepte fund debatit ne lidhje me zgjedhjet dhe fituesin e zgjedhjeve ne kryeqytet. Ne keto kushte, selia roze, ne se realisht kerkon qe te veje ne levizje Komisionin e Venecias, duhet ta beje kete vetem nepermjet nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo gjykate eshte institucioni i vetem qe mund t’i kerkoje nje mendim Komisionit te Venecias per te dhene opinion ne lidhje me rezultatin per Bashkine e Tiranes, pas vendimit te dhene nga Kolegji Zgjedhor per te quajtur te drejte vendimin e KQZ-se, per te rinumeruar fletet e sakta por te hedhura ne kutine e gabuar.