E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse

22-10-2011 / Gazeta 55

Shkodër, LSI çel zgjedhjet për strukturat e reja

S’ka çështje “Lavitola”, La Republika shpifi – dëmshpërblim prej 50 mijë euro

Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një vizite në qytetin e Shkodrës bëri një deklaratë mbi reformën zgjedhore dhe çështje të tjera të aktualitetit politik. Meta tha se reforma zgjedhore, të jetë gjithëpërfshirëse, duke nënkuptuar kështu pjesëmarrjen e partive të vogla në procesin e hartimit të ligjit elektoral. “Pjesë e reformës të jenë të gjithë partitë politike. Tashmë s’duhet humbur kohë për reformën”- deklaroi Meta. Kreu i LSI reagoi dhe për shkrimin e gazetës “La Republika”. Meta deklaroi se s’ka asgjë të vërtetë nga shkrimi i gazetës “La Republika”. “Gazeta italiane “La Republika” të më paguajë 50 mijë euro. Gjithçka, është një sajesë e gazetës”- tha Meta. Nga Shkodra, ku çeli siparin e zgjedhjeve për strukturat e reja në parti, Meta uroi për 80 vjetorin e tij, shkrimtarin e mirënjohur, Fadil Kraja. “Në radhë të parë ishte një kënaqësi për t’i uruar shkrimtarit dhe dramaturgut tonë të madh, Fadil Kraja, 80 vjetorin e tij ose ndryshe 20 vjetorin e katërt sikurse u shprehën edhe të afërmit e tij dhe mbi të gjitha krijimtari të përhershme dhe të pashtershme. Kjo është një gjë e sigurt sepse në ditët që do të vijnë do të ketë një premierë të veprës së tij më të fundit”- tha ai. Sipas Metës, zgjedhjet në LSI do jenë shembull suksesi, sesi respektohet demokracia e brendshme partiake. “Unë jam këtu për tu takuar me forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, në vijim të të gjithë angazhimeve tona dhe të axhendës së LSI-së në të gjithë vendin por edhe për Shkodrën e cila përfaqëson një prioritet të veçantë për ne. Natyrisht që unë besoj se dhe me rezultatin tepër pozitiv dhe në rritje të padiskutueshme të zgjedhjeve të fundit, kjo është një forcë që po kontribuon dhe do të kontribuojë akoma më shumë për komunitetin por edhe për realizimin e objektivave tona në shkallë kombëtare”.

Çështja Lavitola është në qendër të medies shqiptare por edhe asaj italiane, cili është komenti juaj në lidhje me këtë lajm?

Nuk ekziston asnjë çështje e tillë. Biznesi i përgjimeve është vërtet fitimprurës por është edhe mjaft i neveritshëm dhe njëkohësisht gazeta e cila ka ndërmarrë këtë përpjekje në Itali është një gazetë e cila shumë shpejt do të më paguajë 50 mijë euro sipas vendimit të Gjykatës së Kasacionit të Italisë, do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore dhe po kështu do të jetë e botuar të botojë edhe këtë vendim të Gjykatës dhe të kërkojë falje publike. Sikurse e dini ju do të ketë edhe procese të tjera.

Reforma zgjedhore vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve. Cili është qëndrimi i LSI-së si forcë politike?

Reforma zgjedhore, në përputhje të plotë3 me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, për ne duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe qëllimi kryesor është që vërtet vota e çdo qytetari shqiptar jo vetëm të respektohet por edhe të jetë e barabartë. Pra ne jemi për të gjitha ato ndryshime që e forcojnë shenjtërinë e votës dhe barazinë e saj.

Një tjetër çështje e diskutuar është ajo e Presidentit. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të zgjedhë Presidentin e ri. Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbështesë propozimet e demokratëve apo mbështet një President konsensual?

Vitin e ardhshëm mendoj se çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk është çështja më e rëndësishme. Është një nga çështjet më pak të rëndësishme mendoj. Ajo që ne nuk duhet të harrojmë aq më tepër kur kemi dhe ngjarje të tilla të mëdha sikurse është sot 80-vjetori i Shkrimtarit të njohur Fadil Kraja, sikurse ishte 80-vjetori i shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli, është pikërisht se vitin tjetër është 100-vjetori i shtetit shqiptar. Dhe në këtë drejtim, klasa politike shqiptare nuk duhet të angazhohet thjesht për axhenda të kufizuara apo edhe rutinore. Duhet të angazhohet për të treguar vërtet që në këtë 100-vjetor ajo ka mësuar shumë nga historia dhe është në gjendje të marrë përgjegjësi që rrisin kapacitetet e saj shtetformuese në drejtim të konsolidimit të institucioneve dhe sidomos që e forcojnë më tej perspektivën evropiane të vendit përmes realizimit të reformave që dihen nga të gjithë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›