E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana në etje prej 4 muajsh, vazhdon beteja e qytetarëve për ujin e pijshëm

Ujësjellësi asnjë shpjegim për mungesën e ujit në kryeqytet

Edhe pse ankesat e qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm kanë arritur kulmin e askush nga organet përgjegjëse nuk merr asnjë masë konsumatorët në mbarë kryeqytetin vazhdojnë të blejnë me para ujin që konsumojnë çdo ditë. Përpos të gjitha problemeve

qytetarët duket se ende nuk janë dorëzuar përballë situatës së krijuar ku për një pjesë të madhe të ditës në çdo cep të Tiranës mund të shohësh njerëz që nxitojnë me bidonë në duar për të gjetur një pikë ujë. Edhe pse beteja e nisur nga qytetarët duket në pamje të parë si e pamundur sërish qytetarët nuk janë dorëzuar, duke pritur që Ujësjellësi si organi përgjegjës për mungesën e ujit të pijshëm do të marrë masat përkatëse.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›