Tirana në festë për Ditën e Verës, ja aktivitetet
TIRANE- Edhe pse kryeqender e festimeve mbetet Elbasani, Tirana eshte gati per Diten e Veres.
Bashkia e Tiranes ka njoftuar nje sere aktivitetesh me te cilat do te gezoje kryeqytetasit dhe gjithe vizitoret qe do te kalojne Diten e Veres ne metropolin shqiptar.
Aktivitetet do te nisin ne oren 10.00 në rrugën Murat Toptani, me celjen e Panairit te Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën Murat Toptani do të shoqërohet edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.
Në Lulishten 3 Vëllezërit Frashëri do të kompozohet qyteti i artit. Dekorimi i kësaj qyteze do të shoqërohet me muzikën e një bande rock dhe do të rrethohet nga piktorë e piktura të punuara nga nxënës të Liceut Artistik Jordan Misja.
Nën atmosferën e personazheve të dashur për fëmijët të cilat do të sillen nga animatorë profesionistë, do të organizohen lojëra për të gjithë fëmijët, në lulishten në qendër të qytetit. Të gjithë lojërat do të shoqërohen me shfaqjen teatrore të Qendrës Kulturore Tirana. Këto festime do të fillojnë në orën 11:00, deri në orën 14:00 pranë Parkut Rinia.
Festimet do të kulmojnë në sheshin Nënë Tereza me Karaoken që do të organizohet me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur. Shfaqja do të transmetohet në ekranin e skenës, nga e cila do të ftohen qindra qytetarë të këndojnë live këngë të njohura. Karaoke do të fillojë në orën 11:00, për të vazhduar deri në orën 14:00.