E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana pa banjo publike, njerëzit urinojnë si qentë

Para pak kohësh pati një projekt nga bashkia, por mesa duket gjithçka ngeli në letër dhe  kur kalon urën era e keqe bëhet e padurueshme.

Një pjesë e madhe e kalimtarëve e shohin si një vend ku mund të bësh gjithçka, por pa ditur që ndosin ambientin dhe ajo lloj mënyre nuk është aspak etike.

Në një vëzhgim prej 60 minutash kanë qenë 16 persona të cilët kanë kryer nevojat personale poshtë urës së lumit të “Lanës”, dhe kjo është një ndotje mjaft e madhe.

Ashtu si në të gjitha vendet evropiane që nuk mungojnë banjot publike, por janë me kushte shumë të mira, edhe tek ne dhe sidomos në kryeqytet është e nevojshme pajisja me banjo publike. / IDEA/Start/

                                                                                             2011-10-28 15:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›