Hipotekat, Bashkia mbyll dosjet për 3 mijë apartamente

Kreu i kësaj bashkie, Lulzim Basha, dërgoi sot në Ministrinë e Drejtësisë dosjet e 124 objekteve, ose të 3 mijë apartamenteve, për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë, duke mbyllur kështu fazën e parë të procesit.Bashkia e Tiranës verifikoi dhe plotësoi dokumentacionin tekniko-ligjor për këto objekte sipas ligjeve në fuqi, dhe i vuri në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë (Nga ku varet zyra e Regjistrimit të Pasurive të Tiranës), me qëllim pajisjen e tyre me hipotekë.
Mosdhënia e lejes së shfrytëzimit nga Bashkia, ka qënë deri sot pengesa kryesore për regjistrimin e këtyre pasurive. Janë mbi 3 mijë familje, të paktën 12 mijë qytetarë,në kryeqytet, që përfitojnë nga ky akt. Hipotekimi i apartamenteve në Tiranë ka qenë një nga premtimet zgjedhore të z.Basha dhe shihet si realizim i të drejtës themelore të pronësisë, por edhe një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Tiranës, duke pasur parasysh efektet që do të sjellë në treg çlirimi i këtij kolaterali, deri tani i ngurtësuar.
“Sot përmbyllim fazën e parë të këtij procesi, duke mbajtur premtimin për 124 objekte, të cilët përfaqësojnë afro 3 mijë familje, 12 mijë qytetarë të Tiranës. Unë do të nënshkruaj përfundimin e këtij procesi, nëpërmjet një letre që i drejtoj Ministrit të Drejtësisë, si organi kompetent dhe përgjegjës për Hipotekat,së cilës i bashkëngjis dosjet e plota, bashkë me 124 leje shfrytëzimi dhe kërkoj pajisjen e këtyre 124 objekteve, me lejen e regjistrimit, duke hapur kështu rrugën për tapitë përkatëse për të 12 mijë qytetarët apo 3 mijë familjarët, që kanë në pronësi apartamentet përkatëse të këtyre objekteve”, theksoi Basha.
Kryebashkiaku shtoi se ka nisur edhe faza e dytë, duke premtuar se kjo fazë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Ai shtoi se objektet janë shtrirë në gjithë Tiranën dhe për të gjitha rastet do të bëhet hipotekimi. /Start/
2011-10-28 16:03