E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana, peng i interesave 10-vjeçare të Edi Ramës”

Deputeti demokrat, Viktor Gumi flet për planin rregullues

Partia Demokratike akuzoi dje kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama për shkelje të rënda financiare dhe neglizhencë të plotë ndaj përgjegjësive të tij kundrejt komunitetit. Deputeti demokrat Viktor Gumi tha se fakti që kryeqyteti shqiptar nuk ka një plan të përgjithshëm rregullues edhe pas 10 vjetësh drejtimi nga Edi Rama, do të thotë se kjo nuk i ka interesuar kryebashkiakut, për faktin e vetëm s’mund të parcelizonte dot Tiranën. “Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë nuk ka një plan të përgjithshëm rregullues mbas 10 vjet qeverisjeje të Edi Ramës. Pse u la Tirana për 10 vjet pa një plan rregullues? Si mund të zhvillohet një qytet nëse ne nuk dimë se ku duhet të ndërtohet, dhe me çfarë intensiteti; ku duhet të jenë kopshtet dhe shkollat, sa të gjëra duhet të jenë rrugët, po hapësirat e gjelbra dhe ambientet e tjera publike? E gjitha kjo ka ndodhur ne Tirane, kryeqytetin e vetëm në Europë që nuk ka një plan rregullues. Kjo ka ndodhur në qytetin popullsia e të cilit është më shumë se dyfishuar dhe afërsisht po aq është rritur sipërfaqja e ndërtuar. Rama nuk donte të kishte një plan, sepse një plan krijon transparence, një plan rregullues do të përcaktonte rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë. Me pak fjalë plani rregullues do t’i lidhte duart Rama. Nuk do të lejonte që ai të kthehej në zot të qytetit, ta trajtonte Tiranën si çifligun e tij, dhe të vendoste nën kontroll industrinë e ndërtimit dhe nëpërmjet saj dhe median”, u shpreh deputeti demokrat.
Sipas tij, qyteti pa plan është një katrahurë e vërtetë, një qytet i pushtuar nga makinat me një trafik të tmerrshëm kur në fakt, ashtu si e gjithë Shqipëria, është qyteti me numrin më të ulet të makinave për frymë në Ballkan.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›