Wolfgang Grossruck: S’mund të flitet më për krizë në Shqipëri, opozita është në parlament

Zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossbruck deklaron se pas kthimit të opozitës në parlament dhe pas miratimit të rezolutës për integrimin e Shqipërisë, nuk mund të flitet më për krizë politike. Gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Grossbruck u shpreh se vendi është në rrugën e drejtë drejt integrimit. Zyrtari i lartë deklaroi se së shpejti do të hiqen vizat për Shqipërine dhe shprehu mbështetjen për qeverinë dhe reformat e ndërmarra prej saj. Nga ana e saj Topalli ka vlerësuar se miratimi i rezolutës nga PE-ja është lajm i mirë për Shqipërinë.
Prononcimi i Wolfgang Grossruck çfarë mendimi keni për situatën politike në Shqipëri? Do të përcjell një mesazh shumë të mirë per Shqipërinë, ju e dini dje dhe sot Parlamenti Europian mori një vendim, Partitë Popullore Europiane votuan për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë jam shumë i lumtur që në fund të këtij viti ju do të keni të njëjtin regjim vizash si vendet e tjera të Europës Juglindore, vende si Serbia dhe të tjera. Ju nuk do të keni më probleme për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian dhe unë jam shumë i kënaqur për këtë vendim. Dua të përgëzoj Shqipërinë. Dhe cili është mendimi juaj mbi situatën politike? Ju e dini unë nuk dua të jap vërejtjet e mia për situatën politike të vendeve të tjera sepse jam i interesuar që Shqipëria të zhvillohet shpejt dhe shqiptarët të gjejnë rrugën e shpejtë të zhvillimit. Gjithashtu, unë jam i kënaqur që problemet, nuk flas për krizën këtu, por problemet politike janë të vogla dhe socialistët u kthyen në Parlament, në të vetmin institucion ku bëhet dialogu dhe merren vendime të rëndësishme. Kështu, unë shpresoj se në të ardhmen kjo situatë, bojkoti i parlamentit do të mbetet një pjesë e vogël e historisë. Dhe jam i lumtur për kthimin e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar krizës, cila është zgjidhja për situatën politike në Shqipëri? Unë ju thashë, nuk mund të flas për krizën, ju e dini që unë kam qenë në krye të një misioni vëzhguesisht të OSBE për zgjedhjet e vitit te kaluar. Kam pasur një ekip me anëtarë shumë të specializuar nga disa parlamente të ndryshme, parti të ndryshme dhe anëtarë shtetesh. Kam pasur një ekip prej 15 politikanësh me shumë eksperiencë, socialistë, konservatorë, liberalë dhe të tjerë dhe ne e kemi dhënë vendimin tonë rreth cilësisë së zgjedhjeve. Ju mund ta lexoni atë nëpër gazeta dhe unë mendoj se do të kuptoni përfundimin e këtij rezultati por është një vendim i politikanëve shqiptarë që të dialogojnë në parlament dhe jo në rrugë. Dialogu në parlament është më i miri.
...