E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti, shqiptaret behen me zemer

Fluksi i te shtruarve ka bere qe QSUT te urdheroje shperndarjen e pacienteve ne pavijone te tjera

Urgjenca e Kardiologjise nuk po arrin qe te perballoje fluksin e jashtezakonshem te pacienteve qe kane probleme kardiake. Sipas mjekeve kardiologe, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne kete fundvit, numri i personave te semure me zemer ka ardhur duke u rritur. Shkaqet sociale dhe stresi, mendohen te jene dy nga faktoret kryesore te nje fenomeni te tille, megjithate stafi i Urgjences se Kardiologjise me shume se te gjeje shkaqet, po perpiqet te perballoje situaten kaotike, qe ka perfshire kete pavijon. Ata kane kerkuar ndihmen e drejtoreshes se QSUT-se, Gjeorgjina Kuli, e cila nuk ka ngurruar qe t'i jape nje zgjidhje problemit.

Situata

Ne urgjencen e Kardiologjise paraqiten cdo dite me shume se 100 paciente, qe kerkojne te marrin ndihmen e shpejte, per shkak te crregullimeve qe kane me zemren. Stafi i Urgjences eshte perpjekur te beje te pamunduren per t'u sherbyer te gjitheve, megjithate, nje menyre e tille, e funksionimit te punes se tyre eshte pare e paperballueshme. Pavaresisht se ata kane nxituar t'u japin ndihmen e shpejte te gjitheve, nje rol negativ ka luajtur mungesa e shtreterve. Shume paciente kane pasur nevoje qe te shtrohen ne pavijon, megjithate ata kane qendruar ne shtreterit e urgjences, ne kushte te pakenaqshme. "Kemi mbi nje ore qe perpiqemi t'i gjejme nje shtrat nenes por nuk eshte e mundur", thote nje burre nga Tirana. Nisur nga kjo situate mjaft kaotike, shume paciente e kane marre serumin apo ndonje mjekim tjeter, te ulur ne karrige. Ata jane te ndergjegjshem qe perpjekjet e stafit nuk mungojne, por sipas pacienteve mungesa e shtreterve varet nga tjeterkush. Te afermit e pacienteve kane kerkuar zgjidhje te problemit, pasi te semuret jane ne rrezik.

Urdhri

Ne pamundesi per ta zgjidhur problemin brenda pavijonit te urgjences se Kardiologjise, mjeket e kane kerkuar zgjidhjen te eproret. Keshtu, stafi i ka kerkuar drejtoreshes se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", ndihme per menaxhimin e situates. Ne baze te urdhrit, drejtoria e spitalit, per te zgjidhur kete situate alarmante ka vendosur kalimin e pacienteve te shtruar, qe qendrojne ne sherbimin e urgjences ne pavijonet e tjera te QSUT-se, deri sa ne repartin e Kardiologjise, te kete vende bosh. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ne baze te ketij urdhri pacientet qe do te kalojne ne pavijone te tjera, ku ka vende bosh, do te vizitohen nga mjeket perkates te Kardiologjise. Mjeket dhe pacientet jane te vetedijshem qe situata eshte kaotike, megjithate nuk kane c'te bejne per sa kohe qe fluksi i pacienteve eshte aq i madh ne kete fundvit 2008.

Moti

Moti i ftohte i diteve te fundit dhe mbipopullimi me te semure gjate diteve te Festive, ka bere qe urgjenca e Kardiologjise te jete e mbushur plot me te semure. Madje numri i larte i vizitave ka bere qe mjeket t'u japin ndihmen e pare ne karrige apo ne stol.

Kapaciteti

Sikurse mesohet, kapaciteti i urgjences se Kardiologjise eshte vetem me 17 shtreter, nderkohe qe numri i pacienteve te paraqitur eshte shume here me i larte. Sipas mjekeve , ne raste te tilla, zgjidhja eshte gjendur duke derguar nje pjese te pacienteve ne pavijonet e tjera.

Kujdes

Mjeket kardiologe keshillojne qe pacientet, apo edhe persona te tjere qe kane risk per shqetesimet ne zemer, te kene kujdes me te ngrenit gjate Festave te fundvitit. Po ashtu, keshillohet qe te mos abuzohet me alkoolin, pasi ai eshte nje nder arsyet kryesore te shqetesimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›