99 vjet shtab i Forcave te Armatosura
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ka përkujtuar 99-vjetorin e krijimit të tij, sfidat e ushtrisë shqiptare, të cilat kishin si pikënisje të saj angazhimet dhe strukturat e shtetit të ri dhe të pavarur Shqiptar që doli nga Qeveria e Vlorës pas shpalljes së pavarësisë.
Në ceremoninë e organizuar në ambjentet e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral major Xhemal Gjunkshi paraqiti një historik të shkurtër të përpjekjeve për krijimin, përshtatjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura në këto 99 vjet.
99-vjetori i krijimit i gjen Forcat e Armatosura të Shqipërisë përkrah aleancës më të madhe historike, NATO-s, si dhe në një proces reformimi dhe modernizimi për të kryer me profesionalizëm e përkushtim detyrat misionet kushtetuese, si brenda dhe jashtë vendit.